Të paktën 28 persona kanë humbur jetën ditën e sotme në një sulm kamikaz në një xhami në kryeqytetin afgan.
Ngjarja ka ndodhur gjatë namazit të mbrëmjes së të premtes.
BBC bën me dije se në grupin e viktimave ka gra dhe fëmijë.
Mësohet se dy kamikazë shpërthyen në xhami ndërsa dy të tjerë u vranë nga forcat afgane,shkruan BBC. ISIS ka mbajtur përgjegjësinë e sulmit në xhaminë myslimane.
Sulmi zgjati disa orë dhe filloi pasdite kur 2 nga 4 kamikazët shpërthyen në portën e Xhamisë Imam Zaman ndërsa besimtarët po faleshin, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, Najib Danez. Më pas 2 kamikazët e tjerë sulmuan xhaminë dhe qëlluan mbi forcat e sigurisë. Autoritetet vranë personat e armatosur pas një luftimi prej katër orësh