Një person i armatosur ka qëlluar disa njerëz në një festë që u bë në një shtëpi në Hollywood. Pas atij momenti, ai është arratisur. Pesë persona kanë mbetur të plagosur pas këtij sulmi.
Incidenti ndodhi rrugën ‘Tiara’ në veri të Hollywood-it pas një telefonate rreth orës 01 të natës.
"Pesë meshkuj dhe dy femra janë dërguar në spital pas ngjarjes", njoftoi departamenti i zjarrfikësve në Los Anxheles.