Një shkëmbim me armë zjarri ka ndodhur në mesnatë në Manzë ku disa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar drejt banesës së 39-vjeçari me inicialet E.T.
Personat e paidentifikuar kanë qëlluar rreth 18 herë në drejtim të banesës së 39- vjeçarit e më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Sipas informacioneve nga policia nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.
Nuk dihen ende motivet por paraprakisht po hetohet pista e hakmarrjes.