Dy të vdekur dhe disa të plagosur ky është bilanci i një sulmi të ndodhur në Gjermani në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas mediave gjermane një 34-vjeçar hapi zjarr në një klub nate në qytetin e Konstazit duke vrarë një person dhe plagosur rëndë tre të tjerë.
Lajmi është bërë i ditur nga policia gjermane e cila tha se autori i krimit është neutralizuar nga forcat e sigurisë pas sulmit të orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Ndërsa “BBC” raportoi se edhe autori i krimit u vra më pas në një shkëmbim zjarri me policinë.
Në përplasjen jashtë lokalit me autorin u plagos edhe një polic. Po hetohet nëse 34-vjeçari ka vepruar i vetëm apo kishte bashkëpunëtorë të tjerë.