INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulm me autobombë në Bagdad, 33 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Sulm me autobombë në Bagdad, 33 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Publikuar më: 11:48 02-01-2017

Të paktën 33 persona kanë mbetur të vrarë gjatë një sulmi me autobombë këtë të hënë në Bagdad, sipas raportimit të Al Jazeera.

Dhjetëra persona janë plagosur. Ndërkohë që sot, ndodhet për një vizitë në kryeqytetin iraken presidenti francez, Francoise Hollande. Atentati ndodhi në një shesh mjaft të populluar në Sadr City. Për momentin askush nuk e ka marrë përsipër sulmin. rreth 29 persona mbetën të vrarë në tre atentate të ndryshme në Bagdad të shtunën. Shtatë agjentë policie vdiqën ndërsa një sulm ndodhi të dielën në qytetin e shenjtë të Najaf, në jug.

Article Logic
Execution time: 0.0022389888763428