INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sulm me autobombë në Turqi

Publikuar më: 09:36 14-01-2016

Të paktën 5 të vdekur dhe 39 të plagosur është bilnaci i një sulmi ndaj stacionit të policisë në rajonin e Cinarit, në qytetin turk Diabakir. Mes viktimave mësohet se është edhe një grua e një fëmijë. Ishte një auto-bombë (makinë-bombë) që shkaktoi shpërthimin, në hyrje të komisariatit të Cinarit, duke shkatërruar ndërtesën e policisë.

Autoritetet turke fajësojnë militantët kurdë të PKK-së për sulmin. Qeveria turke firmosi një armëpushim me separatistët kurdë, marrëveshje e cila u prish në korrik të vitit të shkuar, kur avionët luftarakë turq bombarduan bazat e PKK në veri të Irakut. Sulmi ndaj komisariatit pak ditë pas aktit terrorist në qendër të Stambollit në sheshin “Sulltanpasha”, pranë Xhamisë Blu, ku humbën jetën 10 persona dhe u plagosë 25 të tjerë.

Article Logic
Execution time: 0.0038800239562988