INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sulm me bombë ndaj policisë në Turqi, 3 të vdekur dhe 73 të plagosur [VIDEO]

Publikuar më: 09:25 18-08-2016

Gjatë sulmit terrorist në stacionin e policisë në Van, që ndodhi të mërkurën në mbrëmje, kanë humbur jetën tre persona, ndërsa 73 të tjerë janë plagosur,

 

Ibrahim Tasyapan, prefekt i Vanit, tha se terroristët e PKK-së aktivizuan autobombën në afërsi të stacionit policor në lagjen Ipekyolu. Ai theksoi se një i dyshuar është arrestuar gjatë operacionit i cili filloi menjëherë pas sulmit, dhe shtoi se gjatë sulmit janë dëmtuar shumë ndërtesa në afërsi të stacionit policor.

Përleshjet midis partinë së punonjësve të Kurdistanit, (PKK) dhe forcave turke kanë qenë të vazhdueshme pas shpërbërjes së procesit të paqes në vitin 2015. Por nga ana tjetër askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet Theksojmë se PKK ishte përgjegjëse për një sulm me bombë në Ankara, në shkurt të vitit 2016, i cili kishte në shënjestër policinë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036888122558594