Një shpërthim me bombë ka ndodhur në qendër të Stambollit në Turqi, ku për pasojë kanë humbur jetën 11 persona. Mësohet se nga shpërthimi i telekomanduar në distancë, i cili kishte si shënjestër një autobus policie, u plagosën të paktën 36 persona.
Ngjarja ndodhi në një stacion autobusi në një zonë të frekuentuar shumë dhe nga turistët. Sakaq, në vendin e ngjarjes mbërritën forca policore dhe autoambulanca, ndërsa vijuan hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit. BBC raporton se pas shpërthimit në qendër janë dëgjuar dhe të shtëna me armë zjarri.