INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulm me kamion dhe armë zjarri në New York, ka viktima

Sulm me kamion dhe armë zjarri në New York, ka viktima

Publikuar më: 21:14 31-10-2017

Të paktën 8 persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri dhe kamion në Manhattan, New York. Mësohet se incidenti ka ndodhur pranë rrugëve “Chambers” dhe autostradës “West Side”. Raportimi i parë mbi incidentin është bërë nga radio-skaneri i Policisë së Nju Jorkut, rreth orës 15:20 me atë lokale.
Sipas dëshmitarëve makina u sul në një rrugë biçikletash dhe goditi këmbësorët dhe çiklistët para para se të fillonte të qëllonte me armë, shkruan Daily Mail.
Autori i dyshuar për sulmin në një nga zonat më të njohura të New York-ut, në Manhatan është 29-vjeçari, Sayfulla Habibullaevic Saipovm, i cili u qëllua në bark nga policia dhe ndodhet në spital.

Ngjarja u cilësua si akt terrorist nga autoritet vendase. 29-vjeçari është me origjinë nga Uzbekistani dhe jetonte në SHBA që prej vitit 2010 në një lagje të Florida.

Dëshmitarët rrëfejnë momentin e sulmit: "Një njeri doli nga një makinë, kishte dy pistoleta dhe njerëzit filluan të vrapojnë ", tha një dëshmitar. "Kam dëgjuar të paktën 15 të shtëna", tha një tjetër.

Pas ngjarjes ka reaguar edhe Presidenti Donald Trum, i cili shkruan në një status në twitter se një tjetër sulm ka ardhur nga një person me "çrregullime". "Në NYC, duket se ka ndodhur një sulm tjetër nga një person i sëmurë dhe me çrregullime. Institucionet e ligjit po e ndjekin nga afër këtë”, shkruan Trump.

Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053