35 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një shpërthim, në një shesh të mbushur me njerëz në kryeqytetin Bagdad të Irakut.
Në këtë sulm u përdorë një makinë-bombë.
Ky sulm ka ardhur në ditën kur Presidenti i Francës, Francois Hollande vizitoi Bagdatin dhe trupat franceze që po ndihmojnë Irakun në Luftën kundër grupit terrorist, ISIS.