INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulm me molotov ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës

Sulm me molotov ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës

Publikuar më: 13:21 12-03-2016

Godina e Kuvendit të Kosovës ku gjendet dhe zyra e Presidentes, Atifete Jahjgaja është sulmuar me koktej molotovi.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, 12 Mars 2016

Nga sulmi, janë thyer disa dritare të objektit. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë sulmin ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës.

“Me datën 12.03.2016 rreth orës 04:00 është raportuar se disa persona të dyshuar, të maskuar kanë hedhur koktej molotovi në drejtim të ndërtesës Presidenciale. Pas hedhjes së koktej molotovit personat dyshohet se janë larguar në drejtim të rrugës ‘Agim Ramadani’ me një veture ngjyrë të bardhë”.

“Fillimisht, dyshohet se me gurë e kanë thyer xhamin e dritares ku kanë tentuar që ta hedhin shishen e molotovit, çka nuk kanë arritur, pasi që shishja është goditur në muri, ku shihet një sipërfaqe e murit rreth një metër e nxirë me rastin e thyerjes së shishes, ku derivatet janë djegur në atë pjesë të murit”, ka theksuar Ahmeti.

Në vendngjarje, ka shtuar Flora Ahmeti kanë dalë të gjitha njësitet policore relevante, duke përfshirë edhe njësinë e hetimeve dhe krim-tekniken rajonale për të kryer ekzaminimin e vendit te ngjarjes, duke përfshirë dëshmitë në vendngjarje.

Article Logic
Execution time: 0.0036768913269043