Një person është sulmuar me thikë dhe me armë zjarri në Këln të Gjermanisë dhe dy persona të dyshuar janë shpallur në kërkim nga policia.
Alarmi ka rënë pak para orës 4 të mëngjesit, kur në polici mbërritën telefonata të ndryshme të qytetarëve që denonconin praninë në rrugë të 3-4 personave të armatosur. Viktima është plagosur në kofshë ndërsa përpiqej të largohej me makinë.
Një i dyshuar i mundshëm është identifikuar pak më pas. Policia përjashton pistën e terrorizimit.