Duke thirrur “Allahu albar” burri sulmoi me thikë dy policë që ndodheshin jashtë një stacioni policor në Bruksel. Një oficer u plagos nga sulmuesi ndërsa kolegu i tij hapi zjarr ndaj autorit. Raportohet se polici i plagosur nuk është në rrezik për jetën. Autori i sulmit mbeti i plagosur në gjoks pasi u qëllua nga një oficer policie. Ai u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
I dyshuari nuk konsiderohet si një terrorist por njihet nga gjykatat belge si person i lidhur me trafikimin e armëve. Policia e Brukselit ka konfirmuar sulmin ndaj zyrtarit të saj. Ministri i Brendshëm belg Jean Zambon e konsideroi sulmin si një "veprim frikacak ndaj policisë". Sipas ministrit belg të drejtësisë, hetimet janë duke u kryer në të gjitha nivelet duke përfshirë mundësinë që autori mund të jetë i lidhur me grupe ekstremiste.