Të paktën gjashtë ushtarë u plagosën pasi u goditën nga një makinë në një periferi të Parisit të Levallois-Perret, njoftoi media lokale duke cituar autoritetin e policisë së Parisit.
Policia njofon se eshte hedhur ne operacion pas sulmit te ndodhur.
“Ndërhyrja e policisë është në zhvillim e sipër. Po kërkohet në rrugë për automjetin”, tha departamenti i policisë së Parisit në një postim ne Tweet.
Dy nga ushtarët janë plagosur rëndë, ndërsa të tjerët kanë marrë lëndime të lehta.
Ushtaret ishin duke qëndruar pranë automjetit të tyre rreth orës 8 në Place de Verdun jo shumë larg nga bashkia e qytetit në Levallois-Perret.
Gjashtë vete nga personel ushtarak u lënduan – dy prej tyre me rende. Dy ushtarët e dëmtuar rëndë u dërguan në spitalin ushtarak Percy në Clamart, pranë kryeqytetit francez. Asnjë nga lëndimet nuk mendohet të jetë kërcënuese për jetën.
Patrick Balkany, kryebashkiaku i Levallois-Perret, tha për BFMTV se një BMW ishte parkuar aty pranë dukej se kishte pritur që ushtarët të largoheshin nga kazerma e tyre.
Ai e përshkroi sulmin si një “agresion të qëllimshëm”.
“Është padyshim një akt i qëllimshëm … Ky automjet ishte duke pritur për ata,” tha Balkany. “BMW shtoi shpejtësine në momentin që dolën. Kjo ndodhi në mes të qytetit. Kjo ndodhi shumë shpejt”.