INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulm në Turqi, vritet një ushtar, plagosen 47 persona të tjerë

Sulm në Turqi, vritet një ushtar, plagosen 47 persona të tjerë

Publikuar më: 09:49 12-04-2016

Një ushtar mbeti i vrarë dhe 47 persona të tjerë u plagosën, përfshirë edhe civilë, gjatë një sulmi me bombë në krahinën juglindore të Dijarbakir. Ngjarja ka ndodhur dje dhe sipas mediave turke, përgjegjës për këtë sulm është Partia e Punëtorëve të Kurdistanit.

Militantët e PKK shpërthyen bombën përballë xhandarmërisë. Pas kësaj nisi një përplasje e armatosur mes forcave të sigurisë dhe militantëve të PKK. Një ushtar u vra dhe 47 u plagosën, duke përfshirë edhe të afërmit e personelit të xhandarmërisë në banesa.

Të plagosurit janë dërguar fillimisht në spitalin shtetëror dhe më vonë janë transferuar në spitalin Ushtarak të Diyarbakır me helikopter dhe ambulancë.

Article Logic
Execution time: 0.0038769245147705