INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulm terrorist në Akademinë e Policisë në Somali. Raportohen 13 të vrarë dhe 15 të plagosur

Sulm terrorist në Akademinë e Policisë në Somali. Raportohen 13 të vrarë dhe 15 të plagosur

Publikuar më: 10:49 14-12-2017

Një sulm vetëvrasës u ka marr jetën të paktën 13 oficerëve të policisë që ndodheshin në një qendër trajnimi në kryeqytetin somalez, Mogadishu. Të paktën 15 persona të tjerë u raportuan të plagosur. Kamikazi, i veshur si polic, shpërtheu bombën në Akademinë e Përgjithshme të Policisë Kaahiye. BBC raporton se “grupi islamik militant al-Shabab ka marrë përsipër kryerjen e sulmit”. Grupi ka kryer bombardime në Mogadishu dhe qytete të tjera. Dëshmitarët thanë se oficerët kishin mbushur sheshin ndërsa po bëheshin gati për paradën e tyre në mëngjes kur atentatori hodhi veten në erë.
Kush janë al-Shabab të Somalisë?
"Disa nga policët tashmë ishin rreshtuar, dhe të tjerët po mblidheshin, kur personi në uniformën e policisë hyri dhe e shpërtheu," tha Hussein Ali.
Zëdhënësi i Al-Shabab i tha Reuters se grupi kishte kryer sulmin. Grupi, i cili është aleat i al-Kaedës, po lufton qeverinë e mbështetur nga OKB-ja në Somali. Ajo është dëbuar nga Mogadishu dhe shumica e qyteteve kryesore që dikur kontrolloi, por mbetet një kërcënim. Në tetor, luftëtarë të al-Shabab sulmuan një hotel në kryeqytet duke vrarë të paktën 20 vetë. Megjithatë, grupi mohoi të qëndronte pas një sulmi me bombë të regjistruar në muajin tetor në qytet që vrau të paktën 358 vetë.

Article Logic
Execution time: 0.0034260749816895