INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sulm terrorist në Ankara

Publikuar më: 21:00 17-02-2016

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe 45 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmit terrorist që tronditi kryeqytetin turk të Ankarasë.

Dyshohet se shpërthimi është një sulm terrorist, ndërsa shpërthimi ndodhi pranë një kazerme ushtarake.

Forca të shumta policie së bashku me 20 ambulanca kanë shkuar në vendngjarje dhe po i japin ndihmën e nevojshme personave të lënduar.

Skena e shpërthimit ka ndodhur në momentin kur automjeti ishte në lëvizje i cili ndodhej pranë Parlamentit të Turqisë.

Article Logic
Execution time: 0.0037808418273926