Militantët vranë tre efektivë policie dhe plagosën 5 të tjerë gjatë të shtënave në Kajro orët e vona të së hënës, njoftoi ministria e brendshme egjiptiane këtë të martë.
Sulmet ndaj forcave të sigurisë janë të zakonshme në Egjiptin verior, ku vendi po lufton ndaj një kryengritje islamike. Por, sulmet në Kajro janë të rralla dhe të shtënat ndodhen në vrazhdën e një fushate të militantëve islamikë për përhapjen e dhunës në kryeqendrën e vendit, raporton “Reuters”.
Militanët ishin duke lëvizur me një makinë kur kanë qëlluar drejt agjentëve të policisë të vendosur në një kryqëzim, thuhet në deklaratë.
Dyshohet se pas këtij sulmi fshihet ISIS, edhe pse grupi terrorist ende nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë.
Atentati vjen vetëm pak javë pasi dy sulme kamikaze me bombë të Shtetit Islamik vranë së paku 45 vetë, në dy kisha në Aleksandri dhe Tanta. Një nga sulmet ky, nga më të përgjakshmit që vendi ka përjetuar ndër vite.