INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulm terrorist në një xhami në Kanada, gjashtë të vrarë dhe tetë të plagosur

Sulm terrorist në një xhami në Kanada, gjashtë të vrarë dhe tetë të plagosur

Publikuar më: 09:31 30-01-2017

Ka shkuar në gjashtë numri i viktimave në Xhaminë Quebec City të Kanadasë ku dy persona qëlluan me armë në drejtim të tyre gjatë kohës që ata po kryenin ritualin e darkës.

Persona të armatosur sulmuan një xhami në Quebec të Kanadasë duke vrarë gjashte veta dhe plagosur tetë të tjerë.

Një zëdhënëse e policisë tha se dy veta janë arrestuar por nuk ka dhënë më shumë hollësi rreth identitetit apo motiveve të tyre.

Kryetari i Qendrës Kulturore Islamike në Quebec, tha se njerëzit ishin mbledhur për lutjet e mbrëmjes në kohën kur ndodhi sulmi. Sipas policisë aty ishin 53 veta.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, e dënoi ngjarjen si "sulm terrorist mbi myslimanët", duke nënvizuar se vendi i tij vlerëson diversitetin dhe tolerancën fetare.

"Myslimanët kanadez janë pjesë e rëndësishme e strukturës sonë kombëtare dhe aktet e tilla të pakuptimta nuk kanë vend në komunitetet tona, qytetet dhe vendin tonë", tha kryeministri Trudeau.

Në qershor të vitit 2016 një kokë derri ishte lënë në dyert e të njëjtës xhami.

Pas sulmit të së shtunës, kryetari i New Yorkut, Bill De Blasio, tha se departamenti i tij i policisë po ofron masa të shtuara mbrojtëse për xhamitë në qytet.

"Bashkëqytetarët e mi njujorkez që janë myslimanë: qyteti i New Yorkut do t'ju mbrojë. Departamenti i Policisë së New Yorkut do t'ju mbrojë. Në do të luftojmë urrejtjen dhe paragjykimet", shkroi ai në twitter.

Article Logic
Execution time: 0.0035529136657715