INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulm terrorist në Parlamentin e Londrës

Sulm terrorist në Parlamentin e Londrës

Publikuar më: 08:38 14-08-2018

Një person është arrestuar pasi u fut me makinë mes këmbësorëve duke u përplasur më pas në barrierat  e sigurisë jashtë Parlamentit . Policia konfirmoi se një numër këmbësorësh u plagosën në incidentin që e ka vënë Pallatin Westminster dhe zonën përreth në bllokim. Policët e armatosur nxorën shoferin nga makina. Më shumë se 10 automjete policie dhe të paktën tre ambulanca qëndrojnë jashtë Parlamentit. Forcat e sigurisë dhe së paku dy qen policie janë të vendosur brenda Sheshit të Parlamentit. Policët kanë rrethuar të gjithë sheshin dhe po kërkojnë publikun dhe shtypin që të largohen.

sulmi_me_makine.jpg

Dëshmitari Jason Williams i tha medieve angleze se incidenti ishte 'shumë, shumë i frikshëm', ndërsa shtoi se ai ndjehej 'shumë i shqetësuar'. 'Pashë një njeri që ngiste një automjet, dhe ai u përplas me një nga shtyllat. Dëgjova një zhurmë të madhe. Largohu mendova, ky është një sulm terrorist. Kështu që sapo kam filluar të vrapoja ndërsa dëgjoja policinë që thoshte "dilni jashtë, dilni nga zona". Ajo (makina) ishte pas meje. Unë nuk shoh ndonjë tjetër të përfshirë në aksident. Pashë vetëm këtë veturë, kështu që duket se është e qëllimshme. "Isha shumë i habitur (policia nuk hyri menjëherë). Ata dukej se ishin duke qëndruar prapa. Ata ishin dukshëm pak të kujdesshëm, si ajo që do të ndodhte më pas? Unë nuk e di nëse Kishte një paralajmërim, se kjo ishte një bombë. Tani duket se ka rreth 200 policë dhe kjo ndodhi shumë shpejt në hapësirën e gjysmë ore "-tregoi dëshmitari.

duke_e_arrestuar.jpg

Incidenti ndodhi në të njëjtën vend, ku u regjistrua sulmi terrorist në mars 2017, nga i cili mbetën të vrarë pesë vetë.

Article Logic
Execution time: 0.0036189556121826