Sipas të dhënave të siguruara, në sulmin e organizuar nga terroristët e PKK-së në autostradën Diyarbakir – Batman, janë plagosur shumë persona, në mesin e të cilëve kishte edhe civilë. 3 raportohen të vrarë
Organizohet sulm me autobombë nga terroristët e PKK-së në Komisariatin e Stacionit të Kontrollit të Trafikut Rrugor në Diyarbakir të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të siguruara, në sulmin e organizuar nga terroristët e PKK-së në autostradën Diyarbakir – Batman, janë plagosur shumë persona, në mesin e të cilëve kishte edhe civilë.
Të lënduarit u transportuan nëpër spitalet në qytet përmes ambulancave që u dërguan në vendin e ngjarjes. Si pasojë e shpërthimit, u shkaktua gropë e thellë në autostradë. Ndërkaq, në zonë filluan operacionet për kapjen e terroristëve.