Mbi 150 persona besohen të kenë vdekur pas plot 7 shpërthimesh që kanë shënjestruar disa vendndodhje të qyteteve bregdetare të Jablehut dhe Tartusit, të dyja në provincën e Latakias në Siri, sipas raportimeve më të fundit mediatike ruse. Këto vendndodhje ndodhen shumë pranë bazave ushtarake ruse, konkretisht bazës ajrore Khmeimim si dhe bazës detare në Tartus.
Grupi islamik Ahrar ash-Sham al-Islamiyya ka marrë përsipër përgjegjësinë për shpërthimet në Jableh dhe Tartus. Ndërkohë, 3 shpërthime të tjera janë raportuar në zonën rezidenciale të qytetit tjetër bregdetar, Tartus, sipas dëshmitarëve të “Ria Novosti”. Atje besohet të kenë vdekur të paktën 20 persona, sipas burimeve policore.
Sipas televizionit shtetëror sirian, njëri prej shpërthimeve në Tartus ka qenë një autobombë, ndërsa tjetra është shkaktuar nga një kamikaz që ka hedhur veten në erë.