INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Terroristët në Bruksel kishin në plan të

Terroristët në Bruksel kishin në plan të "sulmonin" dhe shtëpinë e kryeministrit

Publikuar më: 14:00 30-03-2016

Bombarduesit xhihadistë, që kanë sulmuar aeroportin e Brukselit dhe një stacion të metrosë së qytetit, javën e kaluar, kanë kërkur në internet edhe informacione për zyrën dhe shtëpinë e kryeministrit belg, Charles Michel.

Detajet e lëvizjeve të tyre u zbuluan në kompjuterin e agresorëve të hedhur në një kosh mbeturinash. Raporte të pakonfirmuara lënë të kuptohet se, laptopi mund të përmbajë skedarë me planimetrinë e ndërtesës, si dhe fotografi të zyrës së kreut të ekzekutivit.

Po aty thuhet të gjendet edhe mesazhi përfundimtar i njërit prej kamikazëve, Brahim el-Bakraoui. Tepër konfuz në atë që kërkon të thotë, el-Bakraoui ankohet prej gjurmimit të policisë e shprehet se nuk ndihet më i sigurtë asgjëkundi.

Kompjuteri u zbulua një ditë pas sulmeve në një kosh mbeturinash të rrugës “Max Roos”, në zonën Schaerbeek. Të 3 të dyshuarit e shfaqur në pamjet e kamerave të sigurisë së aeroportit ishin larguar me taksi prej një shtëpie në të njëjtën rrugë, shoferi i së cilës e çoi më vonë policinë në banesën ku u gjetën lëndë plasëse.

Nga sulmet e 22 marsit në Bruksel kanë humbur jetën 35 veta.

Përgjegjësinë për to e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037410259246826