INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmet ajrore në Siri, Macron: E binda Trump të mos tërheqë trupat

Sulmet ajrore në Siri, Macron: E binda Trump të mos tërheqë trupat

Publikuar më: 08:23 16-04-2018

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bindur Presidentin e SHBA Donald Trump që të mos i tërheqë trupat nga Siria. Marcon ka deklaruar se i ka kërkuar homologut te tij që të angazhohen "për një kohë të gjatë". Më parë këtë muaj, Trump deklaroi se SHBA do të "dalin shumë shpejt nga Siria". Sulmet e përbashkëta amerikane, britanike dhe franceze të ndërmarra të shtunën, goditën disa baza të qeverisë siriane në përgjigje të një sulmi të dyshuar të armëve kimike. Macron tha se ai gjithashtu e kishte bindur Trump për të mbajtur sulmet e kufizuara. Dy presidentët të cilët raportohet të kenë një marrëdhënie miqësore, folën shumë herë disa ditë para se të ndërmerrej veprimi ushtarak. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders, pas komenteve të Macron, tha se "Misioni i SHBA nuk ka ndryshuar. Presidenti ka qenë i qartë se ai dëshiron që forcat amerikane të vijnë në shtëpi sa më shpejt që të jetë e mundur". Por ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara ishin "të vendosura të shkatërronin plotësisht" grupin e Shtetit Islamik dhe të parandalonin kthimin e tij. Duke njoftuar sulmet në një adresë të kombit të premten mbrëma në Uashington, Trump këmbënguli se "Amerika nuk kërkon një prani të pacaktuar në Siri, në asnjë rrethanë". SHBA ka rreth 2.000 persona në terren në Sirinë lindore duke mbështetur një aleancë të forcave kurde dhe atyre arabe të quajtur Forcat Demokratike të Sirisë.

Article Logic
Execution time: 0.0042290687561035