INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmet e ISIS në Barcelonë, synim ishte dhe katedralja…

Sulmet e ISIS në Barcelonë, synim ishte dhe katedralja…

Publikuar më: 08:42 23-08-2017

Grupi që dyshohet se qëndron prapa sulmit me furgon në Barcelonë, kishte planifikuar të përdorte eksplozivë kundër monumenteve, përfshirë katedralen Sagrada Familia të qytetit. Këtë e konfirmoi një nga të dyshuarit në gjykatën e Madrid. Mohamed Houli Chemlal është njëri nga katër të dyshuarit e mbijetuar që dhanë dëshmi të martën.
Planet e grupit u shkatërruan pasi një shtëpi e mbushur me pajisje për prodhimin e bombave, në qytetin Alcanar, shpërtheu një ditë para sulmit të së enjtes në Barcelonë. Trembëdhjetë veta janë vrarë dhe mbi 100 janë plagosur nga goditja me furgon në bulevardin Las Ramblas të Barcelonës. Tetë anëtarë të grupit janë të vdekur - dy janë vrarë në shpërthimin në Alcanar dhe gjashtë janë qëlluar më pas nga policia.
I dyshuari i fundit që është vrarë është Younes Abouyaaqoub, 22 vjeç, dhe besohet se ka qenë shoferi i furgonit në Las Ramblas.
Burime nga gjykata cituan të martën Houli Chemlalin, i cili ka thënë se disa "sulme shumë më të mëdha" kanë qenë të planifikuara./REL

Article Logic
Execution time: 0.0036969184875488