INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmet në aeroportin e Stambollit, reagojnë zyrtarët botërorë

Sulmet në aeroportin e Stambollit, reagojnë zyrtarët botërorë

Publikuar më: 06:14 29-06-2016

Në lidhje me sulmin terrorist në Stamboll ka patur reagime nga e gjithë bota duke shprehur solidaritetin me popullin turk.

Presidenti i Francës, François Hollande, duke dënuar sulmin terrorist në aeroportin Ataturk në Stamboll, theksoi se sulmet në Turqi rëndojnë gjendjen atje.

Në një konferencë për mediat pas mbledhjes së Samitit të Liderëve të BE-së në Bruksel, Hollande u shpreh se dënon me gjithë forcë këtë sulm makabër.

Nga ana tjetër edhe kryetari i Asamblesë Parlamenare të Këshillit të Europës, Pedro Agramunt në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar: “Jam i tmerruar përballë një tjetër sulmi në Stamboll. E dënoj ashpër këtë sulm. Dua të theksoj se jam me Turqinë dhe popullin turk.”

Kryeministri i Francës, Manuel Vals në llogarinë e tij në Twitter shkruan: “Jam i tmerruar nga sulmi terrorist barbar ndaj aeroportit Ataturk në Stamboll. Franca është pranë Turqisë në luftën kundër terrorizmit.”

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në llogarinë e tij në Twitter shprehet: “Dënoj fuqishëm sulmin në aeroportin Ataturk në Stamboll. Zemra ime është me të plagosurit, familjet e të ndjerëve dhe të gjithë popullin turk.”, raporton AA.

Ndërkohë edhe Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Donald Tusk, pas mbledhjes së Liderëve të BE-së në një konferencë për mediat në lidhje me sulmin në aeroportin Ataturk në Stamboll, ka deklaruar: ‘’Dërgoj ngushëllimet e mija për familjarët dhe të afërmit e viktimave dhe të plagosurit në aeroportin Ataturk në Stamboll. Në kohë të tilla duhet të jemi të bashkuar.”

Gjithahstu edhe Kryeministri italian Mateo Renzi dënoi sulmin terrorist në Stambolli. Kryeministri Renzi i ndodhet në Bruksel në Këshillin e BE-së në një deklaratë pas daljes nga samiti duke cekur sulmin në aeroportin Ataturk tha: “Dëshiroj të shpreh afërsinë time të thellë me qeverinë dhe popullin turk për shkak të kësaj ngjarjeje të përjetuar”.

Ndër të tjera Renzi u shpreh se këtyre ndodhive kërcënuese terroriste së bashku duhet t’u jepet një përgjigje shumë e fortë. Ndërsa në llogarinë e Twiterit Renzi ka publikuar mesazhin: “Zemrat tona solidarizohen me dhimbjen e popullit turk kundër këtyre lajmeve tragjike të ardhura nga Stambolli. Ne jemi kundër terrorit në çdo vend”.

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109