INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

VIDEO/Sulmet në Paris, momenti i shpërthimit të kamikazit në një restorant

Publikuar më: 09:30 26-04-2016

Pamje tronditëse të një bombarduesi vetëvrasës që hedh veten në ajër në një restorant të Parisit janë publikuar për herë të parë në Francë.

Pamjet e vdekjes së Brahim Abdeslam, 31-vjeç, ishin kapur nga kamerat e sigurisë në restorantin “Comptoir Voltaire” më 13 nëntor të vitit të kaluar, shkruan Dailymail.

Ishte  nata kur një celulë e ISIS-it kreu masakër në kryeqytetin francez, duke lënë të vdekur 130 persona.

Abdeslam, me pasaportë franceze, shihet teksa hyn në restorant në orën 21:40 në një të premte mbrëma. Me fytyrë të nxirë dhe nervoz, ai shëtitet para derës së restorantit pasi zbret nga një makinë. Terroristi ecën drejt një tavoline të zbrazët, para se ta ulë kokën, ta mbulon fytyrën me dorën e tij të majtë dhe ta shpërthejë jelekun e tij vetëvrasës.

Në pamjet, mund të shihet se si trupi i Abdeslamit ndahet në dysh. Ai vdes menjëherë dhe për fat të mirë, të gjithë klientët tjerë të restorantit kanë shpëtuar me lëndime të vogla.

Pamjet u transmetuan në kanalin televiziv frances M6 në emisionin “Zone Interdite”.

Terroristi ecën drejt një tryezë bosh, para se të ulu kokën e tij, duke mbuluar kokën me dorën e majtë, dhe pastaj shpërthen rripin e tij vetëvrasës.

Article Logic
Execution time: 0.0034692287445068