Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një statusi në Twitter ka reaguar për sulmet me armë në El Paso dhe Ohio të SHBA-vë, ku mbetën të vdekur më shumë se 27 persona.
Meta shprehet shumë i tronditur nga këto lajme, ndërkohë që deklaron se do të lutet për familjet e viktimave.
"Shumë i #trishtuar dhe i #tronditur nga humbjet e #jetëve të #pafajshme në #ElPaso dhe #Ohio. #Lutjet dhe #mendimet e mia për #familjet e viktimave. #Solidaritet me #kombin e madh #amerikan", shkruan Kreu i Shtetit në Twitter.
Kujtojmë se nga të shtënat me armë në mëngjesin e sotëm në Ohio mbetën të paktën 7 viktima, ndërsa nga sulmi i djeshëm në një qendër tregtare në qytetin El Paso të Teksasit u shënuan 20 viktima, si dhe mbi 22 të tjerë u plagosën, mes të cilëve edhe katër foshnje disa muajshe.