INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmet në Spanjë, arrestohet personi i tretë. Ja nga cilat shtetet janë

Sulmet në Spanjë, arrestohet personi i tretë. Ja nga cilat shtetet janë

Publikuar më: 08:27 18-08-2017

Një person i tretë është arrestuar për sulmet në Barcelonë dhe në Cambrils.

Policia deklaron se i dyshuari është arrestuar në Ripoll, 96 km në veri të Barcelonës, aty ku u arrestua dhe njëri prej dy të arrestuarve, Driss Oukabir gjatë ditës së djeshme.

Spanja është tronditur nga sulmet terroriste. Policia katalanase ka njoftuar se ‘terroristët’ e vdekur në Cambrils, sulmi me furgon në Barcelonë, ku mbetën të vdekur 13 persona dhe 100 u vranë dhe shpërthimi në një shtëpi në Alcanar ku mbeti i vdekur një person janë të lidhura me njëra-tjetrën. Viktima më e vogël e sulmit në Barcelonë është një vajzë vetëm 3 vjeçe. Një tjetër në moshën 6 vjeçare ndodhet në gjëndje të rëndë në spital. Shtetas nga 24 shtete të ndryshme të botës janë mes 13 të vdekurve dhe mbi 100 të plagosurve në sulmet e ndodhura në bulevardin Las Ramblas bën të ditur policia spanjolle. Tre prej viktimave mendohet se janë gjermanë. Ministri i Jashtëm belg ka konfirmuar se një prej viktimave është belg. Franca nga ana e saj thotë se janë 26 shtetas të saj të plagosur, dhe 11 prej tyre janë rëndë. Mes të plagosurve janë dhe katër shtetas australianë, tre nga Holanda,  një grua e dy fëmijët e saj nga Greqia, si dhe një shtetas nga Hong Kongu dhe një amerikan.

Policia e quan sulm terrorist ndërsa autori kryesor i krimit, drejtuesi i makinës që u përplas me turmën, është ende në kërkim.

I ashtuquajturi Shteti Islamik ka marrë përsipër sulmin në sheshin Las Ramblas, një zonë tepër e frekuentuar nga turistët.

Article Logic
Execution time: 0.0020318031311035