INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmet në zemër vrasin gratë, trajtohen më pak se meshkujt [VIDEO]

Sulmet në zemër vrasin gratë, trajtohen më pak se meshkujt [VIDEO]

Publikuar më: 17:21 08-01-2018

Femrat që vuajnë nga zemra mund të humbasin jetën pasi nuk marrin të njëjtat trajtime si meshkujt, zbulon një studim i ri.
Hulumtuesit analizuan rezultatet e 180,368 pacientëve suedezë të cilët pësuan një sulm në zemër gjatë një periudhe 10-vjeçare dhe gratë kishin dy herë më shumë gjasa të vdisnin nga ataku në zemër në krahasim me meshkujt
Për të luftuar sëmundjet e zemrës përdoren tre trajtime por sipas të dhënave, femrat kishin 34% më pak gjasa që të merrnin trajtimin për bllokimin e arterieve, 24% më pak gjasa për të marr ilaçet për trigliceridet dhe kolesterolin dhe 16% më pak gjasa për të konsumuar aspirina e cila ndihmon në parandalimin e mpiksjes së gjakut.
Fondacioni Heart deklaroi se "Sulmet në zemër shpesh janë parë si një çështje shëndetësore mashkullore, por më shumë gra po vdesin nga sëmundjet e zemrës sesa kanceri i gjirit".
Studimi gjithashtu zbuloi se gratë kishin më shumë gjasa të vuanin nga sëmundje si diabeti dhe presioni i lartë i gjakut në krahasim me meshkujt.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037550926208496