INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmet terroriste në Stamboll revoltojnë Bujar Nishanin [FOTO]

Sulmet terroriste në Stamboll revoltojnë Bujar Nishanin [FOTO]

Publikuar më: 09:37 29-06-2016

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani shprehet i revoltuar pas sulmeve terroriste në Aeroportin e Stambollit.

Në një mesazh ngushëllimi drejtuar homologut të tij Turg Erdogan, Nishani dënon me forcë sulmet e përgjakshme, ku gjeten vdekjen dhjetra persona e shumë të tjerë mbetën të plagosur.
Ja njoftimi i Bujar Nishanit:
“I nderuar Zoti President,
Jam shumë i tronditur dhe i revoltuar nga sulmet terroriste në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit, ku humbën jetën dhjetëra persona e shumë të tjerë u lënduan.
Me ndjenjë të thellë trishtimi e hidhërimi, i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjarëve të viktimave, popullit mik turk, Juve dhe qeverisë suaj, si dhe të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë.
I dënoj me forcën më të madhe këto akte të urryera terroriste që përgjakën muajin e shenjtë të Ramazanit dhe synojnë të trembin e destabilizojnë Turqinë mike, si dhe ju siguroj se në këto momente të vështira e kritike, unë dhe populli shqiptar jemi pranë jush, pranë familjarëve të viktimave dhe popullit mik turk.
Zoti ju dhëntë qetësi, kurajë e forcë për përballimin dhe kapërcimin sa më shpejt të kësaj situate tronditëse e kritike”!

Article Logic
Execution time: 0.003525972366333