INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmi i Amsterdamit: Terroristi u ekzekutua në nëntë sekonda

Sulmi i Amsterdamit: Terroristi u ekzekutua në nëntë sekonda

Publikuar më: 14:35 05-09-2018

Një 19-vjeçar afgan i cili goditi me thikë dy turistë amerikanë në Amsterdam u qëllua vetëm nëntë sekonda pasi nisi sulmin, ka zbuluar shefi i policisë së qytetit. Komisari Pieter-Jaap Aalbersberg tha se një "vëzhgues" i veçantë e kishte parë të dyshuarin kur ai nxori një thikë në stacionin qendror të Amsterdamit. “Një çast më vonë, adoleshenti Jawed S u qëllua”, tha ai. Avokati i të dyshuarit ka zbuluar se autori e kishte ndarë mendjen të vdiste në sulm.

Kush është i dyshuari?
Jawed S, një azilkërkues i cili mbërriti në Gjermani më 2015, ishte udhëtuar me tren në Amsterdam, të premten. Autoritetet gjermane thonë se u njoftuan në shkurt se ai ishte bërë i radikalizuar ndërsa jetonte në një strukturë rinore. "Klienti im duket se ka menduar se ai nuk do të mbijetojë pas sulmit, pasi një shënim u gjet në shtëpinë e tij në Gjermani", tha avokati Simon van der Woude. Ai besonte se adoleshenti kishte vepruar si reagim ndaj një konkursi karikaturash të propozuar nga politikani anti-islamik Geert Wilders, si dhe pas një videoje të postuar më parë që përfshinte profetin Muhamed. Wilders kishte anuluar garën një ditë para sulmit, por Van der Woude tha se klienti i tij nuk duket se nuk e dinte. Në një deklaratë të mërkurën, dy viktimat e sulmit falënderuan policinë holandeze dhe vlerësuan stafin e spitalit për shërbimin e dhënë.
Si u zbulua sulmi?
Shefi i policisë së Amsterdamit tha për televizionin holandez se Jawed S kishte marrë një tren të premten pak përpara mesditës dhe pak minuta më pas "sjellja e tij anormale" kishte ngritur dyshime. Një njoftim kishte mbërritur nga një anëtar i ekipit të policisë së transportitit public i trajnuar për të kapur hajdutët e xhepave si edhe terroristët e mundshëm. "Ai i thirri dy kolegë," tha Aalbersberg. "Ndërsa ata ishin duke u ofruar që të flisnin me të, shohin se ai fillon të sulmojë me thikë."

Një nga turistët është goditur në shpinë në një kioskë përpara se të ndodhte një sulm i dytë. Policët, të cilët ndodheshin 20 metra larg, tërhoqën armët e tyre. Ndërsa Jawed S u drejtua drejt një tjetër viktime të mundshme, një prej oficerve hapi zjarri drejt tij. "Kishte dy të plagosur dhe kjo është shumë serioze, por numri është mbajtur në minimum," tha komisari. "Brenda nëntë sekondave kjo mbaroi dhe oficerët bënë ndryshimin gjatë një momenti të saktë", shtoi ai, duke theksuar se ata kishin shpëtuar jetë. Sulmuesi duket se nuk ishte në dijeni se personat që sulmoi ishin amerikanë. Ambasadori i SHBA-ve Pete Hoekstra i tha Televizionit Hollandez të martën vonë se akti ishte një "sulm ndaj vlerave perëndimore".

Article Logic
Execution time: 0.0037071704864502