INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmi i Ramës ndaj gazetarëve, ironizon Vasili: Vetëm ERTV-ja nuk është media kazani [FOTO]

Sulmi i Ramës ndaj gazetarëve, ironizon Vasili: Vetëm ERTV-ja nuk është media kazani [FOTO]

Publikuar më: 17:29 25-10-2017

Pas sulmit të kryeministrit Rama ndaj gazetarëve dhe mediave, nuk mund të mungonte dhe reagimi i Petrit Vasilit.
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka ironizuar sot qëndrimin kritik dhe të ashpër të Ramës në drejtim të gazetarëve.
Vasili sulmoi kanalin e kryeministrit Rama në ‘Facebook’, ERTV, që sipas tij është e vetmja media ‘korrekte’ në vend. Mes të tjerash Vasili i ‘sugjeroi’ Ramës që t’i mbyllë televizionet e tjera.

REAGIMI I VASILIT
Tani vetem kjo ERTV-ja nuk eshte media kazani.
Ta gezojme ERTV-ne, stacionin e vetem objektiv, krejt te pavarur nga kryeministri dhe te lire nga qeveria.
Me ERTV-ne perpara per fitorje te reja.
ERTV-ja i vetmi televizion profesional ne Shqiperi, mediat e tjera s’na duhen “fare”; kujt i duhen, le t’i mbylle kryeministri mos ta zgjase hic.

Article Logic
Execution time: 0.004551887512207