INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmi i Ramës ndaj ''VOA-s'' për përgjimet, reagon ashpër Basha: Tani është koha për ta shkulur atë dhe modelin e tij [FOTO]

Sulmi i Ramës ndaj ''VOA-s'' për përgjimet, reagon ashpër Basha: Tani është koha për ta shkulur atë dhe modelin e tij [FOTO]

Publikuar më: 21:52 14-01-2019

Pas reagimit të ashpër që kryeministri Edi Rama bëri kundër Zërit të Amerikës në lidhje me publikimin e përgjimeve të ish-drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, Arben Çuko, kreu i opozitës shprehet se ky është një akti i turpshëm. Rama u shpreh se erdhi dita që Zëri i Amerikës të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë logjesh telefonike, referuar kështu publikimit të dosjes së përgjimeve ndaj Çukos.

Por nëpërmjet një postimi në Twitter, Basha thotë se Rama është një person i degraduar që sulmon këdo për të mbrojtur paratë dhe pushtetin.

“Sulmi ndaj VOA është akt i turpshëm dhe i dëshpëruar i një të degraduari nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin. Për të mbrojtur paratë dhe pushtetin ai është i gatshëm të sulmojë e denigrojë këdo. Fasada ra, tani është koha për ta shkulur atë dhe modelin e tij njëherë e mirë!”, shkruan Basha në Twitter.

basha.png

Article Logic
Execution time: 0.0018069744110107