INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sulmi i Ramës skandalizon gazetarët e huaj: "Nuk ka të çmendur që mund të justifikojë akuzat e tij ndaj medias" [VIDEO]

Publikuar më: 16:45 09-11-2017

Sulmi i kryeministrit Edi Rama ndaj medias në ditën ndërkombëtare të tyre , ka sjellë reagimin e mediave dhe gazetarëve të huaj. Zeljko Ivanoviç, gazetari malazez i ‘Vijesti’ i pranishëm në aktivitetin e zhvilluar në Tiranë për lirinë e medias e ka cilësuar skandal fjalimin e Ramës. Pas largimit të kryeministrit nga salla Ivanoviç tha se u ndje i sulmuar.

“Fillimisht dua te flas për fjalimin që bëri zoti Rama në panelin e parë. Unë mendoj se ishte vërtete një skandal ajo çka ai tha. Për 25 minuta ai foli për kredibilitetin e medias dhe të gazetarëve. Ndërsa për gati 5 minuta kryeministri Rama foli për rëndësinë e lirisë së shtypit. E njëjta gjë do kishte ndodhur po të ishte këtu me Vuçiç apo presidenti Trump. U ndjeva totalisht si ta them i sulmuar”-tha gazetari malazez .
“Obsservatorio Balcani e Caucaso” i ka kushtuar një artikull sjelljes së kryeministrit Rama duke nisur që nga përplasja me gazetarët para parlamentit. “ Me sytë e publikut ende në problemet e gjyqësorit të ish-Ministrit të Brendshëm Tahiri, Kryeministri Rama është kthyer në sulm ndaj shtypit, duke konfirmuar marrëdhëniet e paqarta mes mediave shqiptare dhe politikës”-shkruan kjo media. Duke vijuar me indinajtën dhe valën e solidaritet për shtypin pas kësaj ngjarje, e me sulmet në vijim të Ramës, media analizon se kryeministri shqiptar po tenton të shpërqendrojë publikun nga problemet.
“Rreziku është që, me kalimin e kohës, publiku do të heqë dorë nga kërkimi i së vërtetës, duke mos përfshirë kryeministrin i cili fajëson një sistem për krijimin e të cilit ai vetë ka kontribuar. Ai po e diskrediton shtypin në mënyrë që të forcojë veten”-shkruan Obsservatorio. Më tej në shkrim analizohet sjellja e kryeministrit Rama me gazetarët ndërkombëtarë, e cila ndryshon rrënjësisht me atë ndaj gazetarëve të vendit. “Personaliteti i Edi Ramës ndryshon nga ajo brenda shtëpisë dhe jashtë vendit. Nuk është asgjë të re. Por ama nuk ka pyetje "idiote" ose gazetarë "të papërgatitur" dhe "të çmendur" që mund t'i justifikojnë ato”-shkruan kjo media.
Ndërsa gazetari malazez ka shprehur qartë shqetësimin e tij për atë që dëgjoi nga kryeministri shqiptar, ndërsa kërkon që media të jetë e besueshme. “Për 13 vite me radhë, tre herë në ditë redaktori bërtët: ‘Mbledhje!!!’ ku flasim dhe diskutojmë për besueshmërinë e burimeve, për historitë që do mbulojmë të nesërmen. Tre here në ditë kjo për kaq shumë vite, e pas kësaj një Kryeministër del këtu siç doli zoti Rama për 25 minuta e na thotë sesi media duhet të jetë e besueshme. Sigurisht që duhet të jetë e tillë. Ne jemi të besueshëm”-theksoi Ivanoviç. Sipas tij janë politikanët që flasin për besueshmëri ata që prodhojnë ekzekutimet mafioze të gazetarëve.
“Por problemi ka atë bëjë me politikanët. Psh; në Maltë ndodhi një vrasje, dhe këto lloj fjalimesh prodhojnë këto vrasje. Kryeministri atje për vite i thoshte gazetares që nuk kishte besueshmëri. Dhe me në fund ajo u ekzekutua nga mafia”-solli ai shembullin e reporteres malteze të vrarë.

Article Logic
Execution time: 0.0050578117370605