INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sulmi kibernetik. BBC: U nis nga hacker në Korenë e Veriut[VIDEO]

Publikuar më: 15:17 16-06-2017

Zyrtarët britanikë të sigurisë besojnë se hakerat në Korenë e Veriut qëndrojnë pas sulmeve kibernetike që ndodhën muajin  e kaluar. Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Britanisë udhëhoqi hetimet ndërkombëtare, për të zbuluar se kush fshihej pas sulmit që goditi qindra vende të botës duke prekur shumë organizata ndërkombëtare.  Burime të sigurisë thanë për BBC se një grup hakerash i njohur si Lazarus nisi sulmin. Skuadra e Reagimit Emergjent të Kompjuterit të SHBA gjithashtu ka paralajmëruar për Lazarus. I njëjti grup mendohet të ketë jetë edhe pas vjedhjes së parave nga bankat. Në maj, virusi i quajtur WannaCry përfshiu të gjithë botën, duke mbyllur kompjuterat dhe duke kërkuar para që ato të hapeshin përsëri. Hakerat e Koresë së Veriut kanë qenë të lidhur me sulme të sofistikuar në të kaluarën - të tilla si vjedhja prej 81 milion dollarë nga banka qendrore e Bangladeshit në 2016. Ky sulm i sofistikuar përfshinte bërjen e transfertave përmes sistemit të pagesave të shpejta, të cilat në disa raste u pastruan përmes kazinove në Filipine.

Article Logic
Execution time: 0.0018918514251709