INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘ Sulmi kimik në Siri skenë e 007', skenarët e luftës sipas ekspertëve

‘ Sulmi kimik në Siri skenë e 007', skenarët e luftës sipas ekspertëve

Publikuar më: 13:44 13-04-2018

‘Nëse SHBA vendos të sulmojë në Siri, kjo do të shkaktonte një valë refugjatësh në Europë’  kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov  gjatë një konferencë në Moskë duke hedhur akuza se  sulmi i dyshuar kimik në rajonin e Douma ishte i planifikuar nga agjentë të huaj por pa dhënë emra specifikë.

Çdo ditë e me shumë po shtohet edhe presioni  ndërkombëtar mbi regjimin e presidentit sirian Bashar al Assad i akuzuar se ka përdorë armë kimike mbi civilët.Moska e cila po ashtu është deklaruar kundër Perëndimit është një nga avokatët mbrojtës të Assad.

Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se nisja e sulmeve ajrore në Siri mund të shkaktojë luftë mes dy vendeve.“Prioritet për momentin është shmangia e luftës”, u shpreh ambasadori I Moskës në OKB, Vassily Nebenzia.

Ai akuzoi Uashingtonin se po cenon paqen ndërkombëtare, duke shtuar se situate është mjaft e rrezikshme. Edhe Ministri i jashtëm rus  Lavrov konfirmoi të njëjtën gjë duke kërcënuar se sulmi amerikan rrezikon të sjellë një luftë të re.

Ndonëse edhe Trump foli për përballje pentagoni e ndalon kreun e shtëpisë së bardhë duke kërkuiar që të kihet kujdes me krizën siriane.Pas sulmit kimi mbi rajonin e Dumas në Siri, lufta diplomatike mes Kremlinit dhe Ëashingtoni nuk ka të sosur ndërsa retorika e liderëve flet vetëm për luftë. 

Ndërsa ekspertët citojnë mediat ndërkombëtare flasin  edhe për skenarë lufte.

I pari, i sheh Shtetet e Bashkuara të nisin një sulm me raketa në strukturat thuajse të braktisura ushtarake të Sirisë.Moska, në këtë rast, me shumë gjasa nuk do të kundërpërgjigjej dhe konflikti sirian do të vazhdojë përgjatë linjave aktuale.

Në skenarin e dytë, Shtetet e Bashkuara e zgjerojnë shkallën e sulmit .Moska nuk do të qëndrojë duarkryq, por do të reagojë me mësymje të sakta, duke u përpjekur për çdo rast të shmangë një përballje të plotë ushtarake.  Edhe Skenari i tretë parashikon shtrirjen e sulmeve amerikane, por edhe një përgjigje të kufizuar, megjithatë mjaft efikase të Kremlinit. 

Së fundi, mund të ndodhë që një sulm i gjerë i Shteteve të Bashkuara të nxisë një përshkallëzim të ndjeshëm të situatës mes dy fuqive botërore, gjë që do të përbënte fillimin e një lufte të re rajonale mes bllokut SHBA-Britani-Francë dhe aleancës mes Sirisë, Iranit dhe Rusisë, të mbështetur nga Hezbollahu.

Article Logic
Execution time: 0.0038998126983643