INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmi ndaj 50 milionë llogarive. Si të mbroni llogarinë tuaj në Facebook

Sulmi ndaj 50 milionë llogarive. Si të mbroni llogarinë tuaj në Facebook

Publikuar më: 13:59 29-09-2018

Facebook ka njoftuar se 50 milionë llogari të përdoruesve të saj janë hakuar në ditët e fundit. Hakerët kanë arritur që këto llogari t’i përdorin si të vetat. Drejtuesit e kompanisë, bëjnë thirrje se mbi 90 milionë të tjera duhen të ndryshojnë fjalëkalimet për arsye sigurie. Nëse llogaria juaj nuk është prekur ende, ju duhet të ndërmerrni disa hapa, të këshilluara nga Facebook. Nëse profili juaj është mbyllur në dy ditët e fundit për një moment dhe është hapur përsëri, është urgjente që iu ta ndërroni kodin. Por, edhe kodi duhet të jetë më i kombinuar me shkronja, numra, apo edhe ndonjë simbol. Po ashtu, duhet t’i fshihni të gjitha llogaritë e ruajtura të Facebook që i keni hapur në mobil, kompjuter apo iPad. Nëse do ju vijë ndonjë person i panjohur, i huaj apo i dyshimtë si kërkesë shoqërie, mos e pranoni.
Ekipi i sigurisë së Facebook thotë se është duke punuar intensivisht dhe se shpejt pritet stabilizimi.

Article Logic
Execution time: 0.0042378902435303