Mbrëmjen e të martës konkurrenti i Përputhen Atdhe Xharravina është sulmuar nga një grup djemsh, pa patur një arsye konkrete.
Por duket se nuk është mbyllur me kaq! Kryefjala.com ka zbuluar se rreth orës 21:30 është sulmuar lokali i Atdheut që ka hapur Tiranë.
Nje grup prej 5 djemsh kanë hyrë brenda lokalit në kohën që çdo gje ka qenë e mbyllur për shkak të orës policore.
Ata kanë thyer lokalin, dhe kanë shkaktuar deme materiale, por nuk kanë vjedhur asgjë prej tij.
Në këtë menyre duket se më tepër është nje sulm për çështje inati dhe jo vjedhje.
Kryefjala.com ka siguruar videon teksa grupi i të rinjve janë futur në lokal, kanë thyer, kanë shkuar deri tek pjesa e banakut dhe kanë dalë sërish prej tij duke u larguar në këmbë.