INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmi ndaj ministres Nikolla, kryebashkiaku Veliaj i del në mbrojtje

Sulmi ndaj ministres Nikolla, kryebashkiaku Veliaj i del në mbrojtje

Publikuar më: 19:08 18-11-2016

Gjatë një takimi në njësinë nr.7 të Bashkisë së Tiranës, takim në të cilin po prezantonte projektbuxhetin e kësaj njësie bashkiake, Erion Veliaj i doli në krah ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, pas incidentit të ndodhur ditën e djeshme. Veliaj u shpreh se sistemi i ri arsimor është meritë e Lindita Nikollës, ndërsa ministrja sipas tij ka qëndruar pranë çdo qytetari gjatë përmbytjeve. Kreu i Bashkisë u kujtoi të gjithë atyre që shpresat politike i kanë te rikthimi i epokës së gurit, se diskutimet në një botë të civilizuar bëhen si njerëz të civilizuar.

Veliaj tha se ndryshe nga katër vjet më parë kur ata që protestonin vriteshin në mes të bulevardit, sot problemet diskutohen për të ndërtuar Shqipërinë dhe Tiranën akoma edhe më të fortë. Më pas Veliaj u ndaj te buxheti i ri duke diskutuar me qytetarët për prioritetet, mbledhjen e taksave dhe borxhet që la bashkia.

Article Logic
Execution time: 0.0035860538482666