INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmi në ditën e Pashkës, tashmë ndalohet me ligj mbulimi i fytyrës

Sulmi në ditën e Pashkës, tashmë ndalohet me ligj mbulimi i fytyrës

Publikuar më: 10:06 29-04-2019

Pas sulmit të ditës së Pashkëve ku në Sri Lanka mbetën të vrarë më shumë se 250 persona qeveria mori vendimin që të ndalohen veshjet e mbulimit të fytyrës në public.

Dhe vendimi hyn në fuqi këtë të hënë. Presidenti Maithruipala Sisirsena deklaroi se vendosjen e këtij ndalimi, e bën duke shfrytëzuar ligjin e emergjencave. Sipas asaj që sqaroi zyra e tij, “mbulimi i fytyrës që pengon kësisoj identifikimin do të ndalohet me ligj për të garantuar sigurinë kombëtare”.

Sri Lanka vijon të jetë në nivel maksimal gatishmërie, edhe 8 ditë pas sulmeve kamikaze që shënjestruan kisha dhe hotele. Por ç’pjesë e popullsisë preket nga ky vendim?

Sri Lanka ka në gjirin e saj një popullsi jo të paktë por shekullore myslimane. Edhe organizatat e drejtuara nga klerikët myslimanë në Sri Lanka kanë bërë thirrje për gratë myslimane që të shmangin mbulimin e fytyrës këto ditë.

Article Logic
Execution time: 0.0041561126708984