Të paktën tre persona mbetën të vrarë dhe nëntë të tjerë u plagosën nga të shtënat në një tramvaj në qytetin Utrecht të Holandës.
Lajmi u konfirmua nga prefekti i qytetit.
Policia tha se është vënë në kërkim të një 37-vjeçari më origjinë turke që u identifikua si Gokmen Tanis, i cili besohet së është autori i sulmit.
Autoritetet janë duke hetuar pistën e një sulmi terrorist.
Më poshtë është fotoja e të dyshuarit e shpërndarë gjerësisht në mediat ndërkombëtare.