Natalie dhe Ben ishin duke ecur kur panë shumë njerëz që vraponin.
Çifti ishin dëshmitarë të një therrje në incidentin në Londër.
“Pashë një burrë veshur me ngjyrë të kuqe që mbante në dorë një thikë shumë të madhe. Ai po therte një burrë … e goditi me thikë rreth tri herë në mënyrë të qetë”, ka rrëfyer Ben, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
“Dukej se njeriu ndoshta po përpiqej të rezistonte por nuk kishte shumë që ai mund të bënte, ai ishte duke u therur mjaft ftohtë nga personi tjetër derisa u rrëzua në tokë. Sulmuesi dhe një burrë tjetër u larguan mjaft “me guxim””, ka vazhduar tutje Ben rrëfimin e tij.
Ai ka treguar poashtu se kanë dëgjuar tre të shtëna dhe më pas kanë vrapuar për tu larguar nga vendi i ngjarjes.
Një person besohet se ka vdekur e disa të tjerë janë lënduar pas incidentit që ka ndodhur te Ura e Londrës ku janë sulmuar nga një furgon disa këmbësorë.