INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmi në Londër, identifikohet autori përgjegjës

Sulmi në Londër, identifikohet autori përgjegjës

Publikuar më: 18:16 23-03-2017

Mediat angleze, duke iu referuar Scotland Yard, raportojnë se është identifikuar atentatori që kreu sulmin në Parlametin e Londrës.

Personi përgjegjës për sulmin pranë Parlamentit britanik “Westminster” është identifikuar si Khalid Masood, këtë herë zyrtarisht edhe nga Policia Metropolitane.

Agresori 52-vjeçar u lind në Kent, por mendohet se jetonte kohët e fundit në West Midlands. Ai mbeti i vrarë një ditë më parë, pasi sulmit të kryer me një automjet që e drejtoi për nga turma e këmbësorëve dhe çiklistëve në urën përpara Parlamentit, e më pas, pasi u përplas me gardhin e godinës, tentoi të hynte në hapësirën e gjelbërt me një thikë në dorë, me të cilën plagosi edhe një oficer policie, i cili ndërroi jetë më vonë.

Nga sulmi i djeshëm mbetën të vdekur 3 persona, PC Keith Palmer, Aysha Frade dhe amerikani Kurt Cochran, si dhe mbi 40 të tjerë të plagosur.

Masood nuk rezulton të ketë qenë së fundi subjekt i ndonjë hetimi policor, por ka pasur një sërë dënimesh të mëparshme për agresione të ndryshme, përfshi këtu për zotërim armësh sulmuese dhe shkelje të rendit publik.

Policia ka zyrtarizuar gjithashtu se nuk ka pasur ndonjë informacion paraprak nga shërbimet sekrete mbi qëllimin e Masood për të ndërmarrë këtë sulm. Për herë të parë, ai është dënuar në nëntor të vitit 1983, ndërsa dënimin e fundit e kishte marrë në dhjetor të 2003-shit, por kurrë më parë për krime të ndërlidhura me terrorizmin.

Article Logic
Execution time: 0.0034511089324951