Një nga autorët e sulmit të djeshëm me armë në El Paso të Teksasit është arrestuar nga policia.
Të paktën 20 persona janë vrarë dhe 26 të tjerë u plagosën nga masakra që ndodhi brenda një qendre tregtare. ‘Daily Mail’ shkruan se bëhet fjalë për Patrick Crusius, një 21-vjeçar nga Alleni i Teksas, i cili u arrestua nga policia si një prej autorëve e kësaj ngjarje të rëndë.
Crusius dyshohet se është njeriu i parë që shfaqet në kamerat e sigurisë, duke ecur në qendrën tregtare me një pushkë AK-47. Njeriu i armatosur hapi zjarr në parkingun jashtë një prej dyqaneve dhe për pasojë la disa të vrarë.
Pak pasi kreu sulmin, personi në fjalë vazhdoi misionin e tij me shumë qetësi. Ndërkohë një burim për ABC News shprehet se autori u kishte thënë hetuesve të çështjes se do të donte të qëllonte më shumë meksikanë dhe t’i linte ata të vdekur. Masakra e 20 minutave që pasoi dhe me të tjera të shtëna nga disa persona të tjerë, do të vazhdonte të bëhej e teta më vdekjeprurëse në historinë e SHBA.