INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmi në Toronto. 25-vjeçari u arrestua pasi vrau 10 këmbësorë e plagosi 15 të tjerë

Sulmi në Toronto. 25-vjeçari u arrestua pasi vrau 10 këmbësorë e plagosi 15 të tjerë

Publikuar më: 11:29 24-04-2018

Hetuesit kanadezë dhanë informacione për personin që sulmoi këmbësorët në trotuar me makinë duke vrarë nëntë vetë dhe plagosur 15 të tjerë në Toronto, Kanada. Dëshmitarët e përshkruan automjetin që po ecte midis njerëzve në trotuar ndërsa drejtuesi e ngiste atë lartë e poshtë nëpër rrugë, gjë që policia tha se ishte një veprim i qëllimshëm. “Shoferi i dyshuar, Alek Minassian, 25 vjeç, nga Richmond Hill, Ontario, është në paraburgim”, tha shefi i policisë së Torontos Mark Saunders.

autori.jpg

“Minasani u arrestua në kamionin e bardhë që kishte marr me qira, 30 minuta pasi policia mori një telefonatë”, tha Saunders. Ai do të dal para gjykatës të martën në orën 10:00. Autoritetet e Torontos ende nuk e kanë zbuluar shkakun që e çoi 25-vjeçarin drejt këtij akti. Megjithatë, një zyrtar i zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara që ka lidhje me çështjen tha se Minasitan ishte i njohur për autoritetet.

viktimat.jpg

Motivi i pretenduar i Minasitan nuk është ende i qartë. “Zyrtarët nuk e konsiderojnë incidentin si një sulm terrorist në këtë fazë”- tha ministri i Kanadasë për sigurinë publike dhe gatishmërinë emergjente Ralph Goodale.
Llogaria e Alek Minassian në Facebook
Analisti CNN për Zbatimin e Ligjit Josh Campbell tha se hetuesit kishin identifikuar një llogari në Facebook që ata besojnë se i takon Minasianit. Një mesazh i postuar në llogarinë e tij në orët e para të ditës së hënën shkruan : "Të gjithë e përshëndesin zotërinë e lartë Elliot Rodger!" Campbell tha se hetuesit besojnë se ky postim i referohet Elliot Rodger, personit që vrau gjashtë njerëz dhe la të plagosur 14 të tjerë në një sulm me makinë pranë kampusit UC Santa Barbara në Isla Vista, Kaliforni në 2014. Rodger më vonë vdiq nga një plagë me armë zjarri. Hetuesit vunë në dukje se Rodger ishte i motivuar për të kryer sulmin e tij nga një përfshirje e tij në subkulturën ideologjike ekstremiste të aktivistëve të të drejtave të burrave, të përhapur në disa forume online si 4Chan, të cilat besojnë se gratë nuk duan në të vërtetë barazinë gjinore dhe propagandën feministe.

familjaret.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0026199817657471