INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmi në Universitetin e Ohaios.  ISIS: E bëmë ne

Sulmi në Universitetin e Ohaios. ISIS: E bëmë ne

Publikuar më: 20:51 29-11-2016

Ditën e djeshme një person i armatosur hapi zjarr në Universitetin shtetëror të Ohajos. Mediat lokale raportuan se agresori u vra pas ndërhyrjes së shpejtë të policies por ISIS ka marrë  përsipër sulmin e djeshëm në kampusin e Universitetit të Ohajos, SHBA. Sipas agjencisë së lajmeve të Shtetit Islamik, autori i sulmit të ndjeshëm, Abdul Razak Ali Artan, nga Somalia është ushtar i ISIS-it.

 

Nga sulmi 9 persona mbetën të plagosur, të cilët u dërguan menjëeherë në spiatal jashtë rrezikut për jetën. Vrasja e agresorit u konfirmua nga policia.

Pak minuta pas nisjes së sulmit, shkolla i dërgoi studentëve mesazhin e zakonshëm të alarmit, por më pas policia bëri thirrje që ata të dalin nga vendet ku janë fshehur.

Sulmi ndodhi në ndërtesën e shkencës dhe inxhinierisë dhe studentët e pranishëm pasi dëgjuan krismat, bllokuan dyert e sallave ku ndodheshin me ç’të mundeshin, përfshirë karrige.

Article Logic
Execution time: 0.0036828517913818