INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmi perëndimor mbi Sirinë, kush e mbështet dhe jo

Sulmi perëndimor mbi Sirinë, kush e mbështet dhe jo

Publikuar më: 08:41 14-04-2018

Pas sulmeve të përqendruara të SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës në Siri ka reaguar edhe Moska.

Rusia nuk ka aktivizuar sistemin e saj mbrojtës të dislokuar në Siri. Kështu bëri të ditur ministri rus i Mbrojtjes, duke shpjeguar se sulmet e tre shteteve janë kundërshtuar vetëm nga sistemet antiraketore siriane, “S-125, S-200, Buk e Kvadrat”.

Këto janë sistemetë prodhuara 30 vjet më parë nga Bashkimi Sovjetik, të cilët megjithatë “kanë rrëzuar një numër raketash”.

Moska është një nga mbështetëset kryesore të regjimit të presidentit sirian Assad cka e kthyer edhe në një nga ‘armiket’ e Perëndimit.

Ndërkohë ministri francez i mbrojtjes Florence Parly tha se “Rusia ishte lajmëruar më herët për sulmet ushtarake të përbashkëta nga SHBA, Britania dhe Franca kundër Sirisë. Ai shtoi se operacioni në Siri “është i ligjshëm, i kufizuar dhe propocional.

Turqia, Izraeli, Kanadaja Japonia mbështetën sulmin e SHBA-së. Po ashtu edhe NATO.

Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbështetur aksionin e SHBA-së, Francës dhe Britanisë duke u shprehur se me këtë veprim dënohet ndërkombëtarisht përdorimi armëve kimike.

Ajo shprehet se Berlini do të mbështesë të gjithë hapat diplomatikë dhe paralajmëron qeverinë siriane kundër shkeljeve.

E fortë ka qenë përgjigja e Rusisë, përmes ambasadorit rus në SHBA. “Sulmi është një shuplakë për presidentin tonë Putin, dhe nuk do të mbetet pa pasoja”, ka thënë ai.

Ndërsa pas sulmit në Damask me qindra sirianë kanë dalë në rrugë duke mbajtur flamuj rusë, sirianë e iranianë. Ata thërrisnin: “Jemi njerëzit e tu Assad’

Article Logic
Execution time: 0.0038220882415771