INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmi terrorist në Barcelonë, reagon ministri Bushati dhe liderët botërorë

Sulmi terrorist në Barcelonë, reagon ministri Bushati dhe liderët botërorë

Publikuar më: 20:44 17-08-2017

Pas sulmit terrorist të ndodhur pasditen e sotme në Barcelonë, kanë ardhur edhe reagimet nga zyrtarët e lartë.

Në rrjetet sociale, presidenti i SHBA, Donald Trump, presidenti i Francës, Emmanuel Macron apo edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson kanë dënuar aktin dhe kanë shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.

Postimet e Trump dhe Macron:

Donald J. Trump

The United States condemns the terror attack in Barcelona, Spain, and ëill do ëhatever is necessary to help. Be tough & strong, ëe love you!

Emmanuel Macron

Toutes mes pensées et la solidarité de la France pour les victimes de la tragique attaque à #Barcelone. Nous restons unis et déterminés.

Ndërsa nga politikanët shqiptarë, ka reaguar ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.

“Dënoj fort sulmin terrorist në Barcelonë. Lutjet e mia shkojnë për viktimat dhe familjarët e tyre. Jemi me Spanjën në këtë moment të vështirë,” shkruan Bushati

Article Logic
Execution time: 0.0039241313934326