Është rënduar bilanci i viktimave si pasojë e atentatit që ndodhi ditën e ndjeshme në Suedi.
Lapsi.al bën me dije se sipas policisë suedeze, të paktën 4 persona janë vrarë ndërsa 15 të tjerë janë plagosur gjatë atentatit me kamion në kryeqytetin suedez. Ishte përfolur gjerësisht se viktimat ishin 5 të tillë, por tashmë vjen edhe deklarata zyrtare e policisë. Një zëdhënës i autoriteteve ka deklaruar: ““Mund të konfirmoj se katër persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur”. Gjithashtu policia bën me dije se ka arrestuar një person, pa bërë të ditur detaje mbi indetitetin e tij, ndërkohë që më parë ishte raportuar se të arrestuarit ishin 3.